PRIZRENI ME RAJON

Dy 19 vjeçar prizrenas arrestohen në kufi, iu gjendet kanabis

Dy 19 vjeçar prizrenas arrestohen në kufi, iu gjendet kanabis
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2023, 14:20

Dy shtetas kosovar kanë rënë në pranga pasi tentuan të dilnin nga kufiri shqiptar me kanabis me vete.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare Muriqan, shtetasve N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”, iu është gjetur një sasi kanabisi.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar lëndën narkotike, si dhe është bërë arrestimi i dy të rinjve, të moshës 19-vjeç, nga Prizreni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika