PRIZRENI ME RAJON

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2025, 15:06

Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Suharekë.

Tutje thuhet se mjeku kujdestar më të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër.

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor, pasi që nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika