PRIZRENI ME RAJON

DSHP në Prizren fillon me aksionin vjeshtor për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

DSHP në Prizren fillon me aksionin vjeshtor për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2022, 08:49

Komuna e Prizrenit nga sot do të fillojë aksionin vjeshtor për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë. Aksioni do të realizohet në datat 1-7 Nentor. Sipas njoftimit të Komunës, mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetëruara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave i Drejtorisë së Shërbimeve Publike zhvillon aktivitetin:
“Aksin vjeshtor të grumbullimit të mbeturinave nga 01 -07 nentor pa pages”

Luten qytetarët që t’i hedhin mbeturinat e vëllimshme vetëm gjatë këtij intervali kohor dhe në ditën e caktuar të shërbimit. Amvisëritë duhet t’i vendosin para shtëpisë së tyre, ndërsa amvisëritë e banimeve kolektive në pikën më të afërt publike të kontejnerëve.

Luteni që ta respektoni këtë orar gjatë kësaj jave, meqë, pas kësaj jave shërbimet për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme janë me pagesë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika