PRIZRENI ME RAJON

Driton Selmanaj i hyn garës për kryetar të degës së LDK-së në Prizren

Driton Selmanaj i hyn garës për kryetar të degës së LDK-së në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2022, 17:28

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se do t’i hyjë garës për kryetar të degës së LDK-së në Prizren.

Në një intervistë në Context, në ATV, Selmanaj ka zbuluar se tashmë është i interesuar për të marrë udhëheqjen e degës së LDK-së në komunën e dytë më të madhe në Kosovë.

“Tani kemi shpallur zgjedhjet në disa degë, ku rezultatet ka qenë jashtëzakonisht i keq në zgjedhjet e fundit. Janë disa degë të cilat janë në proces të zgjedhjeve”, ka thënë Selmanaj.

“Unë kam interes personal që të kem angazhim në komunën e Prizrenit, në momentin që vjen koha do ta shpalli kandidaturën time në kuvend sepse kështu e thotë statuti”, tha ndër të tjerash deputeti i LDK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika