Njohësit e çështjeve politike në vend kanë hedhur kritika të forta në drejtim të zëvendëskryeministrit Selmanaj pas deklaratës së tij të bujshme për të pagjeturit.Ata kanë theksuar se shkarkimi i tij pas deklaratave të tilla duhet të jetë i padiskutueshëm.Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se Selmanaj pas atyre deklaratave do të duhej të kërkonte falje publike dhe jepte dorëheqjen vetë.
“Deklaratat e pamatura të zv kryeministrit Selmanaj, janë të pa pranueshme dhe zhgënjyese, pasi vijnë nga një politikan i ri dhe që rrjedhimisht do të duhej të ishte shembull për të inkurajuar gjeneratën e re të politikanëve, që ngadal të bënin ndërrimin e strukturës së vjetër të politikanëve tashmë të konsumuar politikisht. Duke parë reagimin qytetarë pa dallim partiak dhe orientim politik ndaj ofendimit që ai bëri në raport me qështjen e të pagjeturve, ai do të duhej që të kërkonte falje publike dhe të dorëhiqej vetë nga ajo pozit딓
Tendenca për të paraqitur si viktimizim qendrimin e znj. Saranda Bugujevci është e neveritshme pasi znj.Bugujevci nuk foli në vetën e parë pë rastin e saj por për të pagjeturit në përgjithësi dhe familiarë e të pagjeturve më së paku e kan hallin e partive politike. Në rastin e çështjës së të pagjeturve Kosova dhe shqiptarët janë viktima dhe këtu nuk duhet të ngatërrohet politika ditore. LDK dhe vetë z.Selmanaj, përmes viktimizimit kanë fituar vota dhe që nga paslufta kanë bërë fushata duke përdorur vrasjet enigmatike të aktivistëve të LDK-së,prandaj kur nga LDK dikush akuzon dikend për viktimizim duket shumë neveritëse.Edhe analisti Dorajet Imeri thotë se sjellja e Selmanajt tregon për formësimin e tij politik.
Imeri potencon se shkarkimi i tij duhet të jetë i padiskutueshëm pasi ka prekur një temë tepër të ndjeshme.
“Sjellja e zëvendëskryeministrit Selmanaj, nuk është e re, deklarata e fundit e tij është në një formë ose në tjetrën, mënyra e formësimit politik te tij, që me thënë të drejtën edhe i ka ndihmuar të ngjitet shpejtë në skenën politike. Politikanet e tille pa një formesim të qëndrueshëm nuk i ndihmojne skenës sonë politike, aq më tepër ata krijojne edhe probleme te tilla. Shkarkimi i tij duhet të jetë i padiskutueshem, per një arsye te vetme, trajtimi i temave te ndjeshme shoqerore si çështja e ta pagjeturve kerkon nje qendrim kombetar e shteteror, sakohe eshte plage e hapur e shoqerisë son딓Eshtë e kuptueshme se politikanet dijnë të perdorin edhe viktimizimin, ose fshehen pas viktimave, por kjo flet per varferinë e ofertes politike që kanë partitë politike ne pergjithsi e politikanet ne vecanti. Historia e zhvillimeve politike në Kosovë ka deshmuar se diskursi politik dhe sjellja politike eshtë e lidhur ngushterisht me të kaluarën politike, sidomos me ngjarjet e lusftes dhe te pasluftes, te cilat jane bartur edhe ne sjelljen politike, se paku në sferen publike”Pas deklaratave të Selmanajt ka reaguar ashpër e mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, deputetja Saranda Bogujevci.Ajo e ka cilësuar deklaratën e Selmanajt si më fyesen që i është bërë deri tani asaj.Ndërkohë nga shoqëria civile dhe qytetarët po kërkohet me ngulm shkarkimi i tij nga pozita e zëvendëskryeministrit.