Kryetarja e GVV-së, Nora Fetoshi bashkë me zëvëndesministren znj. Daulina Osmani, kryetarin e Qendrës, Artan Abrashi, deputetin Arbër Rexhaj, kuvendaren, Dafina Alishani dhe aktivistet e Qendrës vizituan Klubin e Basketbollit të vajzave “Bashkimi”.
“I uruam vajzat e KBF Bashkimi për shpalljen kampione të kupës së Kosovës 2024 për të tretin vit radhazi dhe i siguruam për përkrahjen institucionale në kërkesat e tyre.
Gratë në sport sfidojnë stereotipet dhe thyejnë barrierat. Duke shkëlqyer në sportet tradicionalisht të dominuara nga meshkujt, gratë në sport po sfidojnë nocionet e vjetruara për rolet dhe aftësitë gjinore dhe tashmë vajzat e Bashkimit janë dëshmi, shpresë dhe motivim për brezat që vijnë.
Përkundër barrierave, vajzat e KBF Bashkimi, kampionet e Kosovës, krenaria e qytetit të Prizrenit na dëshmojnë çdo vit se meritojnë të vlerësohen, përkrahen dhe të festohen.
Ndërsa vazhdojmë të festojmë dhe lartësojmë gratë në sport, le të përpiqemi për një të ardhme ku çdo vajzë e re të rritet duke e ditur se sporti nuk ka gjini dhe se e ardhmja u përket atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe këmbëngulin në aspiratat e tyre.”, njofton përmes një postimi në facebook, kryetarja e GVV në Prizren, Nora Fetoshi.