Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit sot ka pritur në takim Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan dhe Kolonelin e KFOR-it turk, Sabri Gokhan Karamürsel.
Në takim u diskutua për qeverisjen lokale dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Prizrenit dhe Konsullatës Turke.