Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në Mbledhje të Qeverisë së Kosovës se i ka ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Republikës së Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit tonë. Askush s’ka të drejtë t’ia humbas qytetarëve të Kosovës të drejtën që të ndjehen qytetarë të barabartë. Shtet i konsoliduar e i barabartë në kontinetin evropian, je para së gjithash duke qenë anëtarë Këshillit të Evropës. Mbi të gjitha kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotëninë e tij, por megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet bërë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur dhe sovran”, tha tutje Kurti.
“Sot i kemi thënë Agjensionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja Donika Gërvalla i ka kërkuar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit atje, kah mesi i prillit Asambledhja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të majit, Këshilli i ministrave në Këshillin e Evropës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.