Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ftuar të gjitha OJQ-të e fushave sociale, që të aplikojnë për financim dhe për implementim të projekteve të tyre. Këto projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore të fushave sociale, të cilat janë:
-Shërbime mbështetëse dhe këshilluese për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara si dhe trajnimi i stafit i cili i trajton këto kategori. Ofrimi i shërbimeve në fizioterapi dhe aktivitete zhvillimore për personat me sëmundje mendore,
-Shërbime ditore, mbështetëse dhe pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme rekreative për pensionistët dhe personat e moshuar;
-Aftësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara për treg të punës;
-Integrimi i grupeve të caktuara sociale;
-Shërbime mbështetëse dhe trajtime psiko-sociale për fëmijët e të gjitha kategorive, gratë viktima të dhunës në familje dhe abuzime të ndryshme si dhe mbështetja e grave për pavarësimin e tyre (nënat vetushqyese);
-Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale për fëmijët me nevoja të veçanta, për qasjen e tyre më të lehtë në marrjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme;





