Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë, Hamdi Bytyqi, ka thënë se duhet të bëhet më shumë në arsimin fillor, pasi që shumë nxënës që pranojnë nuk dinë shkrim – lexim, matematikë elementare dhe janë duhanpirës.
“Të bëhemi të sinqertë, mos të më keqkuptojnë mësimdhënësit e shkollave fillore, por në shkollën time unë e kam bërë një analizë, nga 240 nxënës që kam pranuar në shkollë, në testet që kam bërë dalin 100 që nuk dinë shkrim- lexim, matematikë, dhe janë duhanpirës. Këto shifra janë shqetësuese”, ka pohuar ai.





