PRIZRENI ME RAJON

Drejtori i DTZHE-së në Prizren, Ramadan Tarashaj po merr pjesë në Samitin e turizmit në Stamboll

Drejtori i DTZHE-së në Prizren, Ramadan Tarashaj po merr pjesë në Samitin e turizmit në Stamboll
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2024, 13:39

Komuna e Prizrenit në faqen e saj ka njoftuar se Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj është duke marrë pjesë në Samitin e Turizmit në Stamboll, që është organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe agjencia “TURSAB” e Republikës së Turqisë.

Drejtori, Ramadan Tarashaj në këtë Samit po prezanton potencialet turistike dhe kulturore të vendit tonë, duke veçuar pasuritë natyrore dhe historike të Prizrenit, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, mori pjesë në Samitin e Turizmit në Stamboll, i organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe agjencia “TURSAB” e Republikës së Turqisë.
🟢Gjatë këtij samiti, drejtori Tarashaj prezantoi potencialet turistike dhe kulturore të vendit tonë, duke veçuar pasuritë natyrore dhe historike të Prizrenit.
📈Ai gjithashtu krijoi mundësi për zhvillimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërkombëtar, me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe rritjen e vizitave në qytetin e Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika