PRIZRENI ME RAJON

DPMS në Prizren shpallë konkurs për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve

DPMS në Prizren shpallë konkurs për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2022, 11:30

Bazuar në rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ – ve, të pranuara sipas thirrjes publike duhen të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.

Për këtë qëllim DPMS-ja fton të gjithë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të.

Të gjithë kandidatë të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale dhe që kanë përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga Komisioni Vlerësues në cilësi të:

1. Një përfaqësues nga OJQ-të;
2. Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit.

Të drejtë aplikimi kanë
Të angazhuarit në Organizatat jo-qeveritare aktive që veprojnë në Komunën e Prizrenit;
Ekspert të pavarur të cilët kanë përvojë pune q‰ë ndërlidhet me hartimin dhe menaxhimin e projekteve në shërbime sociale

Të interesuarit për aplikim, ju lutemi, gjeni linkun KËTU.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika