Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotografisë së personit të kërkuar për rastin “Lëndim trupor” që kishte ndodhur me 04 dhjetor 2021, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kishte lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke publikuar të dhënat e të dyshuarit të kërkuar.
Falë kësaj kërkese mbrëmë, më 15 shkurt 2022, i dyshuari V. S., i moshës 30 vjeçe m/sh/k, është paraqitur vullnetarisht në stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar ne Stacionin Policor në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën penale.Për rastin është informuar prokurori i lëndës, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë.





