Dorëhiqet u.d drejtori i Onkologjisë, Arben Bislimi

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|25 Janar 2023
Dorëhiqet u.d drejtori i Onkologjisë, Arben Bislimi

Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Edhe paraardhësi i Bislimit, Ardian Mullaku kishte dhënë dorëheqje, ani pse ishte zgjedhur drejtor me konkurstë rregullt

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika