LAJME

Sot përfundon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi rrezikon shpërndarjen

Sot përfundon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi rrezikon shpërndarjen
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2026, 08:38

Sot, më 6 tetor, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot.

Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit.

Deri tani, partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Kandidatura e Bekim Sejdiut, për të cilën ishin pajtuar kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së, ndërsa Sejdiu më pas u tërhoq nga kandidatura.

Ndërkohë, dje Kuvendi miratoi në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, çështje që PDK-ja e ka lidhur me diskutimet për zgjedhjen e Presidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika