PRIZRENI ME RAJON

Dorëhiqet nga posti i drejtorit të Arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu

Dorëhiqet nga posti i drejtorit të Arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2023, 18:25

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Selim Kryeziu, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit të Arsimit në komunën e Dragashit, duke mos dhënë detaje shtesë rreth arsyes së largimit të tij nga kjo pozitë.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Dje kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Arsimit.

Kemi bërë bashkë mjaftë punë të mira gjatë një viti dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.

Faleminderit kryetarit Bexhet Xheladini, për besimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika