PRIZRENI ME RAJON

Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim në fshatin Novak të Prizrenit

Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim në fshatin Novak të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2023, 12:10

Dogana e Kosovës e ka organizuar një aksion në fshatin Novak të Prizrenit pasi dyshohej për prodhim të pijeve alkoolike pa autorizim.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas bastisjes në lokacionin e dyshuar kanë gjetur 32,850 litra verë dhe 2,350 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara.

Derisa sasia e gjetur është si në vijim:

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, cabernet sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;

– Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;

– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, cabernet sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;

– Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;

– Mbetje të verës, sasia 200.00 litra.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika