PRIZRENI ME RAJON

Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara në fshatra të Malishevës

Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara në fshatra të Malishevës
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2023, 12:05

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë të Rahovecit e Carallukë të Malishevës.

Përveç 30 automjeteve, Dogana e Kosovës ka konfiskuar edhe pjesë të automjeteve të paligjshme në tri lokacione.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, thuhet në njoftimin e doganës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika