Kosova për herë të parë në histori të saj regjistron Treguesin Gjeografik – “Djathi i Sharrit” si Emërtim I Mbrojtur i Origjinës sipas Ligjit për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Pronësi Industriale, për herë të parë në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë vendim për mbrojtjen e një produkti vendor, Djathit të Sharrit, duke u bazuar në Ligjin Për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës. Fakti se,Djathi i Sharrit; është një prodhim unik i Rajonit të Sharrit dhe karakteristikave të kulturës,tokës dhe mjedisit që janë të lidhura me emërtimin, pas vendimit për ta mbrojtur si emërtim i origjinës e bën atë edhe krenari kombëtare.
Kjo mbrojtje kontribuon në identifikimin e zonës unike që prodhon një produkt të veçantë duke e dalluar nga djathërat e tjerë e poashtu promovon prodhimin vendor dhe traditën e gatimit të djathit në Kosovë, dhe i ndihmon konsumatorët në sigurinë e cilësisë dhe origjinën e djathit të prodhuar në këtë rajon.





