Një incident zjarri ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në rrugën “Korabi” në Prizren, ku një shtëpi e drurit është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, pronari i shtëpisë nuk jeton në Kosovë, por zjarrin e kishte vërejtur personi që është përgjegjës për t’u kujdesur për shtëpinë.





