PRIZRENI ME RAJON

Diell, shi, borë e breshër, pasditja e sotme në Prevallë

Diell, shi, borë e breshër, pasditja e sotme në Prevallë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2021, 19:42

Ka qenë me plot ndryshime klimatike sot moti në Prevallë. Paraditja ka nisur me ca rreze dielli, por që me kalimin e kohës banorët dhe pushuesit atje kanë përjetuar pothuajse të gjitha ndryshimet e motit.

Shi, borë dhe breshër ka rënë para pak minutash në Prevallë.

Mot i tillë, një ditë para fillimit të qershorit nuk është i zakonshëm në Kosovë.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet se bora dhe kokrrizi për pak minuta ka zbardhur këtë pjesë të bukur të Kosovës.

VIDEO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika