Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës.
Rastin e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri është nisur për në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.





