Mëngjesin e së hënës pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të gjata.
Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, është 800 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur deri në dy orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në një orë.






