PRIZRENI ME RAJON

Dera dyshekullore hapet për mikpritje, dëmtohet pa u bërë 24 orë

Dera dyshekullore hapet për mikpritje, dëmtohet pa u bërë 24 orë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2022, 15:00

Dyer të tilla tradicionale të shtëpive të moçme të Prizrenit përditë po zhduken, por Valtida Shukriu e ka shpëtuar një të tillë, të cilën jo vetëm që e ka restauruar, por për të e ka hapur edhe një kapitull të ri.

Është shndërruar në instalacionin “Dera 52”, që i referohet numrit që ka mbajtur dhe si e tillë është zhvendosur në zemër të Qendrës Historike të Prizrenit.

Si monument, nuk është vetëm thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë. Ka edhe mesazhe të tjera që mëton të përcjellë, si mikpritja e dashuria. Por dikujt duket t’i ketë penguar. Mëngjesin e së dielës dikush ia ka mësyrë ta heqë prej aty

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika