LAJME

Deputetët miratojnë vendimin, FSK-ja me misione paqeruajtëse jashtë vendit

Deputetët miratojnë vendimin, FSK-ja me misione paqeruajtëse jashtë vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2021, 18:26

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shkojnë në misione jashtë vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara.

Kjo pasi që në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, 92 deputetë votuan pro këtij vendimi.

Kjo seanca u mbajt me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë vendim e mirëpriten të gjitha partitë në Kosovë.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika