PRIZRENI ME RAJON

Dënohet shoferi i kamionit në Prizren pasi ndoti rrugën me baltë

Dënohet shoferi i kamionit në Prizren pasi ndoti rrugën me baltë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2023, 15:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer të kamionit pasi ka ndotur rrugën me baltë.

Gjoba me të cilën është dënuar ngasësi i kamionit është 50 euro.

Njoftimi i plotë:

Një ngasës i kamionit ndote rrugën, dënohet me gjobe

Prizren, 17 Mars 2023

Ne si qytetar duhet te kujdesemi për veç te tjerash edhe mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit ku jetojmë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088), i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.

Ligji në fjale thotë:

“ Neni 44 , Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar

1. Shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat. “

Por një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë.

Policia e Kosovës bënë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, respektojeni rregullat dhe ligjet në fuqi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika