Të martën, në Gjykatën Themlore Prizren, pasi që kishte arritur marrëvshje për pranimin e fajësisë, Sylejman Shala u dënua me 900 euro gjobë për shkak të veprës penale konflikt i interesit.
I akuzuari Shala së bashku me avokatin e tij mbrojtës Blerim Mazreku, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin Mehdi Sefa, në bazë të cilës marrëveshje, u propouza që gjykata të akuzuarit t’i shqiptoi dënimin me gjobë nga 800 deri në 1000 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari deklaroi se marrëveshjen e ka pranuar me vullnet të lirë dhe se i dinë të gjitha pasojat dhe benificionet e kësaj marrëveshje.
Prokurori Sefa, propozoi që marrëveshja e arritur në mes të prokurorit dhe këtu të pandehurit të aprovohet sepse e njëjta është e bazuar në të gjitha veprimet juridike të ndërmarra deri në momentin e arritjes së marrëveshjes, dhe se marrëveshja është lidhur në kuadër të ligjit dhe i akuzuari ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë.
Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Blerim Mazreku, deklaroi se marrëveshja është arritur pasi që pas konsultimeve me të mbrojturin te tij, të njejtit iu janë sqaruar të gjitha pasojat dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.
Tutje avokati Mazreku propozoi që në shqiptimin e dënimit të mbrojturit të tij të i shqiptohet dënimi më i ulët i paraparë në marrëveshjen e arritur përkatësisht dënimi prej 800 euro.
I akuzuari Sylejman Shala eklaroi se në tërësi pajtohet me fjalën e mbrojtësit të tij.
Pas kësaj kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, mori vendim që të pranohet në tërësi me të gjitha elementet e saj marrëveshja për pranimin e fajësisë e lidhur ndërmjet Prokurorisë dhe të akuzuarit Sylejman Shala, duke i shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 900 euro, të cilin dënim duhet ta pagujaë në afatin prej 15 ditëve pas plotëfuqieshmërisë së aktgjykimit.
Në rast se të njëjtin dënim nuk e paguan, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ku për çdo ditë të kaluar në burg do të llogaritet shuma prej 20 euro.
Po ashtu, i akuzuari obligohet që të i paguajë 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro të tjera në emër të programit për komensimin e viktimave.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themlore në Prizren, të ngritur me 10.12.2020, Sylejman Shala akuzohet ae si person zyrtar – menaxher i Qendrës Sportive “Sezair Surroi” , në Prizren, si objekt sportiv që është pronë e Kuvendit të Komunës në Prizren, merrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare duke ushtruar autoritetin e tij zyrtar, në të cilën çështje djali i motrës se tij ka pasur interes financiar, në atë mënyrë që përmes shpalljes së konkursit me date 15.05.2018, pastaj me nënshkrimin e aktvendimit për formimin e komisionit për pranimin në punë të punëtorëve të datës 20.05.2018, dhe në fund me nënshkrimin e Marrëveshjes për Shërbime të veçanta të datës 01.06.2018 , në bazë të së cilës marrëveshje, i njëjti në cilësi të punëdhënësit nënshkruan marrëveshjen në fjalë me punëmarrësin – kryerësi punëve Arben Bellanica , të cilin e ka djalë të motrës, në bazë të së cilës marrëveshje ky i fundit ka realizuar të ardhura mujore prej 300 euro, nga të hyrat e Qendr?s Sportive ” Sezair Surroi ”, për periudhën kohore 01.06.2018 deri me 25.11.2018.
Me këto veprime Sylejman Shala akuzohet se ka kryer veprën penale “Konflikti i interesit”/BetimipërDrejtësi