Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 13 plumba, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm.
Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan e tij në Prizren

Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

