PRIZRENI ME RAJON

Dëmtohet objekti i Shtëpisë së Kulturës në Mamushë, Policia nis hetimet

Dëmtohet objekti i Shtëpisë së Kulturës në Mamushë, Policia nis hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2023, 12:51

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur edhe me Shtëpinë e Kulturës në Mamushë, pasi së fundi ishte cak i një sulmi nga disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se përgjegjësi i shoqërisë kulturore ‘Mamusha’, ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se persona të panjohur kanë thyer xhamat e Shtëpisë së Kulturës.

Sipas tij, nuk dihet koha kur është kryer dëmtimi, por që brenda hapësirave të objektit janë gjetur gurët me të cilët dyshohet se janë thyer xhamat e dritares.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dëmtim prone, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika