- Reklama -

Çeku, Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër kur fituesi është trefish larg teje

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që të hënën u shpreh se “LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa postin e kryeministrit”.

Çeku ka shkruar në Facebook se Abdixhiku s’po i mban fjalët, duke shtuar se “është që z.Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë”. Ai ka shkruar se si Abdixhiku do të jetë kryeministër “kur fituesi është trefish larg teje”.

- Reklama -

“Më 12 shkurt shkroi në FB se ‘LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…’ dhe se ‘…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë’. Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin.
Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit?
Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?”, ka shkruar Çeku.

Ai ka potencuar se deklarimet e Abdixhikut i bien “të jesh kryeministër me çdo kusht”, derisa tha se ky është standard i mashtrimit “që e kemi parë në të kaluarën”.

“Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën. Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi”, ka shkruar ministri i Kulturës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort