Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës në Prizren, Naim Cahani, ka thënë që kjo komunë do të përfaqësohet me 12 deputetë në këtë legjislaturë.
Cahani në një intervistë në Klan Kosova ka thënë që edhe pse numri ka qenë pothuajse i njëjtë, tash ka “rikonfigurim të fuqisë politike”.
“Prizreni gjithmonë në njëfarë mënyre ka qenë i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Edhe kësaj radhe në zgjedhjet e fundit, Prizreni do të përfaqësohet nga disa prej deputetëve që bazën elektorale edhe pse Kosova është zonë zgjedhore, mendoj që përqendrimi i numrit të votave për disa prej deputetëve ka qenë më i madh në këtë komunë”.





