PRIZRENI ME RAJON

Brezovicë, një vikendicë përfshihet nga flakët

Brezovicë, një vikendicë përfshihet nga flakët
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2021, 21:40

Një shtëpizë në Brezovicë ka marrë flakë këtë mbrëmje.

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.

Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

“Zjarri ka ndodhur pak minuta më parë dhe është lokalizuar nga zjarrfikësit. Zjarri ka ardhur nga oxhaku i shtëpizës”.

“Nuk ka të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale nga ky incident. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin” tha Reka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika