Shoqata Bjeshkatare “Sharri” nga Prizreni ka realizuar një tjetër aktivitet malor, duke organizuar ngjitjen në majën e Piribregut, në lartësinë 2524 metra mbi nivelin e detit.
Ky aktivitet u zhvillua sot, më 26 prill 2026, ku një grup prej 16 bjeshkatarësh u nisën nga Brezovica, duke ndjekur shtegun klasik drejt majës së Piribregut. Të gjithë pjesëmarrësit arritën me sukses në majë, ndërsa më pas vijuan ecjen edhe drejt Majës së Liqenit, përpara se të riktheheshin nëpër të njëjtin itinerar.





