PRIZRENI ME RAJON

Bixhoz i paligjshëm në Prizren, Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për të dyshuarit

Bixhoz i paligjshëm në Prizren, Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për të dyshuarit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2022, 21:15

Prokuroria e Prizrenit të mërkurën ka kërkuar arrest shtëpiak për katër të pandehurit, të cilët po dyshohen për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Zhur të Prizrenit, Policia dje ka arrestuar të pandehurit nën dyshimet se kanë organizuar lojëra të fatit.

Kërkesa për masën e arrestit shtëpiak është bërë nga ana e prokurorit Musli Gashi, ndërkaq në seancën e sotme është zëvendësuar nga prokurori Petrit Kryeziu.

Prokuroria ka konsideruar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak.Sipas kërkesës së Prokurorisë, masa e arrestit shtëpiak është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës.

“Gjatë kontrollit dhe arrestimit të katër të pandehurve në vendin e ngjarjes janë gjetur 52 karta pokeri, janë hasur cipa që shërbejnë për lojëra të bixhozit, janë sekuestruar të holla të gatshme dhe janë gjetur dorëshkrime ku përveç katër të dyshuarve figurojnë edhe persona të tjerë”- ka theksuar prokurori Petrit Kryeziu.

Prokurori Kryeziu më tej ka arsyetuar se disa prej të dyshuarve po ashtu kanë arritur të ikin nga lokali ku është luajtur bixhoz, andaj me lënien në liri të njëjtët mund të ndikojnë tek të pandehurit dhe dëshmitarët e tjerë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika