• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Bislimi për Raportin e Progresit për Kosovën: Ndër më të mirët në Ballkan

tvprizreni by tvprizreni
October 18, 2022
in LAJME, VENDI
0
Bislimi për Raportin e Progresit për Kosovën: Ndër më të mirët në Ballkan
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po thotë se raporti i Komisionit Europian, për vitin 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën, por dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo siç shkruan Bislimi, meqë ky raport, fillon me specifikat e stabilitetit politik, me ç’rast, dhe mburret duke përmendur që në një vit, Qeveria Kurti, sipas tij, u ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me radhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE, përcjell klankosova.tv.

”Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e mbajtur në kuadër të diskutimit në tryezën “Agjenda Evropiane 2022″ fola mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian.

Raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik. Tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka patur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit.

Është gjithashtu dhe dyfish më i rëndësishëm krahasimi i planit operativ, kur vendi përballet me sfida si pandemia, kriza energjitike dhe inflacioni.

Për herë të parë, raporti për vendin është konservativ për ndërhyrjet politike, pra nuk ka vlerësim ku thuhet që ka ndërhyrje apo vullnet për ndërhyrje politike në institucionet publike.

Në 1 vit, Qeveria i ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me rradhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE. Terminali doganor, ligji per financimin e partive politike, racionalizimi i agjensive janë vetëm disa prej shembujve të shumta.

Gjithashtu, përveç hartimit të strategjive, është vlerësuar puna në kriteret ekonomike si rimëkëmbja, formalizimi i vendeve të punës si dhe ulja e defiçitit.

Tek sundimi i ligjit, në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë fusha kyçe ku vlerësohemi për maturitetin evropian.

Falenderoj institutin ‘’Epik’’ dhe (GIZ) për ftesën dhe organizimin e kësaj tryeze, ku ishin pjesëmarrës dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për Integrim Evropian dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile”.

Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy paid course
download mobile firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy course
Previous Post

Fehmi Hoti merr pjesë në konferencën e shefave të policisë në SHBA

Next Post

Deputeti ukrainas: Kosova së shpejti pjesë e Këshillit të Evropës

Next Post
Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

Deputeti ukrainas: Kosova së shpejti pjesë e Këshillit të Evropës

Të Fundit

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

March 29, 2023
Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

March 29, 2023
ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Osmani në Samit për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.