- Reklama -

Fehmi Hoti merr pjesë në konferencën e shefave të policisë në SHBA

Në konferencën që po mbahet në kuadër të IACP-së (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë përfaqësues të lartë të policive nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë.

Pjesëmarrja e delegacionit zyrtar nga Policia e Kosovës dhe mundësia e takimeve me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve të cilat aplikohen në fushën e sigurisë, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

Një ndër temat e diskutuara në këtë konferencë ishte edhe luftimi i krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit, përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë Hoti me bashkëpunëtorë, ka pasur rastin të takojë personalitete të ndryshme përfshirë edhe takimin me Kenneth Allen Polite Jr., i cili shërben si ndihmës prokuror i përgjithshëm për divizionin penal në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Policia e Kosovës në konferencën policore e cila vlerësohet ndër më të mëdhatë të mbajtura çdo vit në SHBA, edhe këtë vit është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort