Për të premtën parashihet të mbretëroj mot më i butë, me më shumë intervale me diell që nga orët e mëngjesit.
Përgjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që më vonë pasdite edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht përreth zonave malore.
Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, e maksimalet në rritje deri në 17C e 18C.