Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Kohëve të fundit ka pasur shumë aksione që kanë rezultuar me arrestimin e personave që dyshohet se merren me këtë vepër. Ajo që e bën më shqetësuese këtë dukuri është fakti që shumë prej tyre janë të rinj në moshë, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Policia rajonale në Prizren, pas shoqërimit në stacion policor të dy personave, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion, të cilët po kërkoheshin që nga muaji korrik i këtij viti.





