LAJME

Bie shtylla elektrike në një lagje të Prizrenit, banorët e lagjes apelojnë për ndërmarrje të masave

Bie shtylla elektrike në një lagje të Prizrenit, banorët e lagjes apelojnë për ndërmarrje të masave
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2023, 19:31

Banorët e lagjes ”Malet e Sharrit” në Prizren kanë raportuar tek TV Prizreni një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur të shtunën në këtë rrugë, e cila po pengon qarkullimin e njerëzve.

Është bërë e ditur se nga ora 16:00 e ditës së djeshme ka rënë një shtyllë elektrike në rrugën e tyre, për të cilën ata kanë njoftuar edhe KESKO-në dhe kompani të ndryshme të telekomunkacionit, por nuk kanë ndërmarrë masa asnjëra prej tyre deri më tani, thuhet në njoftim./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika