PRIZRENI ME RAJON

Bersant Celina ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë, dhuroi spektakël në Angli

Bersant Celina ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë, dhuroi spektakël në Angli
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2021, 11:00

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës  Bersant Celina, mbrëmë ka dhuruar spektakël në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë të Anglisë e cila është zhvilluar mes skuadrës së Wycombe dhe asaj të Ipswich Town, ku përgjatë 90’ minutave protagonist ishte edhe prizrenasi.

Celina arriti të shënoi dy gola në fitoren e Ipswich si mysafirë me rezultat të thellë 4:1.

Ishte pikërisht mesfushori kosovar ai i cili e zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 27’, dhe e mbylli ndeshjen duke shënuar golin e fundit për Ipswich dhe të dytin personal në minutën e 90’+4 shtesë.

Celina është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ku në nëntë paraqitje në Ligën e Parë, ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar tre asistime.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika