Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka filluar me rilevimin (matjen) e zonës së rrugëve, me qëllim të identifikimit të zonës që i përket rrugëve dhe largimin e uzurpimeve në pronës publike përgjatë rrugëve dhe lirimin e këtyre hapësirave.
Bëhet verifikimi i zonës së rrugëve në Malishevë

Në fillimin e matjeve të zonës së rrugëve, bashkë me zyrtarët përgjegjës komunal, ishte drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bashkim Krasniqi, për të parë nga afër realizimin e këtyre matjeve, thuhet në njoftim.
“Pas matjes së zonës së të gjitha rrugëve, zhvillohen procedurat administrative për uzurpimin e pronës publike dhe mosrespektimin e zonës së rrugëve”, ka thënë drejtori Krasniqi, i cili gjithashtu tha se “do të bëhet matja e zonës së të gjitha rrugëve, duke filluar në qytetin e Malishevës”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

