PRIZRENI ME RAJON

Bashkimin mposhtet thellë në Prizren nga Golden Eagle Ylli

Bashkimin mposhtet thellë në Prizren nga Golden Eagle Ylli
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2022, 12:39

Të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi ka pësuar humbjen e radhës nga Golden Eagle Ylli me rezultat të thellë 66 me 80.

Kampioni në fuqi Golden Eagle Ylli është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll duke mposht me rezultat bindës Bashkimin 80:66.

Skuadra nga Suhareka falë efikasitetit dhe mbrojtës së fortë në pushim shkoj me epërsi prej shtatë pikësh 41:34.

Loja e mirë e Yllit vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit për ta fituar takimin me rezultatin 80:66.

Me këtë humbje Bashkimi tashmë rrezikon seriozisht PlayOffin e Superligës, derisa Ylli ka bërë një hap shtesë për lidershipin në stinor të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika