PRIZRENI ME RAJON

Bashkimi nuk udhëtoi për ta zhvilluar lojën e Ligës Ballkanike, e humb ndeshjen me rezultat zyrtar

Bashkimi nuk udhëtoi për ta zhvilluar lojën e Ligës Ballkanike, e humb ndeshjen me rezultat zyrtar
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2023, 13:37

Bashkimi e ka humbur me rezultat zyrtar 0:20 ndeshjen ndaj ekipit Milenijum Kodio në Ligën Ballkanike.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja e kësaj lige, si rezultat i mosudhëtimit të klubit kosovar për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Prizrenasit nuk ishin në gjendje të udhëtonin drejt Podgoricës për shkak të problemit të disa lojtarëve me shëndetin dhe nuk kishin mjaftueshëm lojtarë në dispozicion.

Në rast se nuk udhëton prapë, Bashkimi mund të përjashtohet nga Liga Ballkanike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika