PRIZRENI ME RAJON

Bashkimi (F) kualifikohet në finalen e madhe, do të takohet me Prishtinën

Bashkimi (F) kualifikohet në finalen e madhe, do të takohet me Prishtinën
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2022, 16:43

Në një ndeshje fantastike Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 77:80 (27:19, 18:27, 9:18, 23:16), për tu kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej tetë pikësh, 15:8, e duke e rritur më shumë epërsinë në çerekun e parë deri në 12 pikë, 27:15, ndërsa kjo pjesë përfundon 27:19.

Mysafiret nuk dorëzohen dhe kundërpërgjigjen shpejt, për të barazuar rezultatin në 31:31, e duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 33:40, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 45:46.

Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë, për të ngritur epërsi në nëntë pikë, 45:54, megjithatë pejanet rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet një lojë e barabartë në parket, por në fund të periodës së tretë, vashat mysafire sërish shkëputen, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:64. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika