PRIZRENI ME RAJON

Banorët e fshatrave Kobi e Vlashnje ka disa ditë që janë në terr

Banorët e fshatrave Kobi e Vlashnje ka disa ditë që janë në terr
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2023, 17:36

Banorët e tre fshatrave të Prizrenit, Vlashnje, Kobim dhe Grazhdanik ankohen se nuk kanë furnizim me energji elektrike.

Sipas tyre gjendja është rënduar rreth një muaj më parë ku po paraqiten telashe çdo ditë, por këto tre ditët e fundit janë pa furnizim me energji elektrike.

Dy familje të po sa ardhur nga gurbeti, me të parë gjendjen e furnizimit me energji, janë detyruar të kthehen në Gjermani, thonë një banorë i fshatit Vlashnje.

“Dy familje hecen per Gjermani pa i hek teshat prej kerrave! Bravo KEDSI!!!”.

Banorët apelojnë që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje, në të kundërtën paralajmrojnë protesa dhe bllokim të rrugëve kryesore.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika