LAJME

Ballkani vazhdon rrugëtimin në Evropë

Ballkani vazhdon  rrugëtimin në Evropë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 20:06

FC Ballkani e ka mposhtur Hamrun Spartans në Paola të Maltës, duke siguruar kështu plasmanin në rrethin e tretë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Walid Hamidi në minutën e 64 dhe Bernard Karrica nga penalltia, 12 minuta më vonë, vulosën triumfin e kampionëve të Kosovës.

Kundërshtari i radhës i “Xhebrailave” është FC Larne nga Irlanda e Veriut, me të cilët suharekasit janë takuar edhe vitin e kaluar. Të dyja përballjet i kishte fituar Ballkani, 3-0 në Prishtinë dhe 4-1 në Belfast.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika