SPORT

Ballkani e mbyll sot kampanjën historike në Ligën e Konferencës, përballet me Clujin

Ballkani e mbyll sot kampanjën historike në Ligën e Konferencës, përballet me Clujin
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2022, 07:30

Ballkani sot e përfundon aventurën evropiane me ndeshjen Cluj, e cila zhvillohet në stadiumin “Stadionul Dr. Constantin Radulescu” nga ora 18:45.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në Grupin G e luan për prestigj, raporton FrontOnline.

Ballkani pas ndeshjeve të pesta në grup ndodhet e fundit në tabelë me katër pikë.

Gjegjësisht, suharekasit pas pesë ndeshje kanë arritur një fitore, një barazim dhe tri humbje.

Sivasspori ndodhet e para me 19 pikë Cluj e dyta me shtatë aq sa ka edhe Slavia e Pragës në vendin e tretë.

Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që merr pjesë në një kompeticion madhor evropian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika