PRIZRENI ME RAJON

Bali Muharremaj: Suhareka gati për vaksinim, ende s’ka datë të caktuar

Bali Muharremaj: Suhareka gati për vaksinim, ende s’ka datë të caktuar
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 19:17

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se ende nuk është caktuar data se kur do të fillojë vaksinimi në këtë komunë, porse ka bërë të ditur se ata janë përgatitur për këtë proces.

Muhrremaj sot pati një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mirëpo thotë se ende nuk ka një datë të vendosur për ardhjen e vaksinave në Suharekë.

“Në komunën e Suharekës edhe ma tutje s’o caktu data e saktë se kur do të fillojmë”, ka thënë Muharremaj në Info Magazine.

“Mjekët janë kanë në trajnim, besoj që edhe ne do të startojmë te salla sportive 13 qershori pasi ka kushte më të mira, ambienti është më i mirë, ka pastërti”, shtoi ai, duke e cilësuar si hapësirë më të sigurt për vaksinim, ku pacientët mund të pushojnë për disa minuta pas marrjes së vaksinës, dhe ku mund ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

Sa i përket personelit shëndetësor, Muhrremaj tha se ata kanë rreth 180-190 individë, falë edhe marrëveshjes me Caritas Kosova, ndërkaq njoftoi se përparësi për t’u vaksinuar do të kenë personat mbi moshën 80 vjeç.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika