Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar familjen Shehu nga Vraniçi i Suahrekës. Ai sot ka bërë të lumtur Arditin i cili vuan nga një sëmundje, duke ia dhuruar një laptop.
“Arditi ka ëndrra të bukura, të cilit ia dëshiroj gjithë jetën.❤️Ai u bë tash shoku im. Ai do të shërohet së shpejti dhe bashkë do të takohemi më shpesh, për të folur më shumë për mësimet dhe jo për sëmundjen. Një dhuratë e cila do ta ndihmoj që ta kaloj kohën më mirë, është e pakta që mund ta bëja për te, ka shkruar kryetari Muahrremaj.





