LAJME

Bali Muharremaj: Hala pa hy në garë, kam me fitu garën

Bali Muharremaj: Hala pa hy në garë, kam me fitu garën
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Gusht 2025, 18:04

Bali Muharremaj, i cili aktualisht mban postin e kryetarit, ka deklaruar me vetëbesim se është i bindur në fitoren e tij, pavarësisht se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht.

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”, tha i pari i Suharekës, në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, duke shtuar se fitorja nuk varet nga kundërshtarët politikë, por nga vullneti i qytetarëve.

“Nuk është me mujt dikon, por me fitu, sepse nuk varet prej neve, por prej qytetarëve”,  tha ai.

 

 

Muharremaj gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar projekte të rëndësishme për komunën, të cilat, sipas tij, do të mbahen mend për një kohë të gjatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika